Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj prej dy sezonesh luan në kampionatin spanjoll, teksa këtë sezon aktivizohet me ekipin e Albasetes.
Advertisements
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, lushnjari i dhuroi fanellën e tij një fansi të vogël.
Ky i fundit, i emocionuar nga gjesti i shqiptarit nuk i mbajti lotët.
Advertisements
Ky moment nuk i ka shpëtuar as mediave spanjolle të cilat i japin vëmendje gjestit të Manajt.
Manaj e nisi nga stoli sfidën ndaj Alkorkornit që u fitua nga Albasete me rezultatin 2-1, ndërsa u fut në pjesën e dytë ku zuri vendin e Ortunos në minutën e 78-të.