Edhe sot studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën e tyre para ministrisë së Arsimit.
Advertisements
Kjo është dita e 6 e protestës së studentëve që kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre lidhur me arsimin e lartë.
Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.
Advertisements
Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.
Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në Facebook.