Fundi i Saimir Tahirit? / Mali i Zi sjell te K*imet e Rënda emrat e personave që kanë udhëtuar me te, ja lëvizja e radhës

Autoritetet e Malit të Zi i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me informacionet e kërkuara për lëvizjet e ish-ministrit Saimir Tahiri në Mal të Zi.

Advertisements

Burime pranë organit të akuzës bënë me dje për Vizion Plus se autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi kanë konfirmuar edhe një herë se Saimir Tahiri së bashku me familjen e tij ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit verën e vitit të shkuar në drejtim të Malit të Zi, fakt ky i pranuar edhe më herët nga vetëm ish-ministri i Brendshëm.

Mësohet se në përgjigjen e mbërritur, janë shënuar me detaje orari i nisjes së jahtit si dhe emrat e personave që shoqëronin Tahirin në udhëtim. Emrat e përmendur në shkresë do të merren në pyetje nga grupi hetimor.

Advertisements

Prokurorët shqiptarë kanë dyshime se udhëtimi i Tahirit nga Mali i Zi drejt Italisë ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të a*uzuar për t*afik d*oge. Hetimet ndaj Tahirit nisën një vit më parë. Ai akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Habilaj për të kryer t*afik d*oge.

Një muaj më parë, vetë Tahiri njoftoi se autoritetet italiane i pushuan atij cështjen, pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin në t*afik d*oge. Ndërsa afati i mbylljes së hetimeve në vendin tonë, përfundon në janar të 2019.

Artikulli paraprakE t*errshme! Del video, burri ngarkon në makinë trupat e gruas dhe dy vajzave pasi iu mori jeten
Artikulli tjetër‘SHQIPËRIA E MADHE’, Gjermania ben deklaraten e forte: Rama u afrua me Serbine, por …