Fillojne perplasjet!! Deputetët e PS i rrëzojnë Lleshajt ligjin: Jo ushtarakë në radhët e Policisë së Shtetit

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë kanë rrëzuar projektligjin e ministrit Lleshaj për Policinë e Shtetit, i cili i hapte rrugë përfshirjes së ushtarakëve në radhët e Policisë.

Advertisements

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist, deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, janë mbledhur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, me të cilin kanë diskutuar draftin e ri që ministri ka çuar në Parlament.

GRUPI

Advertisements

Diskutimi për draftin e ri të Policisë, u zhvillua menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist, gjatë të cilit një nga çështjet e debatueshme ishte edhe qasja e ministrave socialistë në komisionet parlamentare. Ishte deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili u kërkoi ministrave që në komisionet parlamentare, kur paraqesin projektligje, të respektojnë dhe mendimin e specialistëve të fushave për ekspertizën që ofrojnë dhe të mos i konsiderojnë vërejtjet konstruktive si qëndrime personale.

Mësohet se Ndreu është shprehur se do të ishte mirë që para se ta kalonin për votim në seancë plenare, një projektligj të jetë konsultuar me komisionet parlamentare, në mënyrë që një ligj të jetë sa më gjithëpërfshirës, por dhe i qëndrueshëm. Në mbështetje të deputetit Ndreu, Kryeministri Rama është shprehur se ai vetë nuk do të kishte votuar asnjë projektligj që nuk do të ishte konsultuar më parë me të si deputet dhe nuk do të kishte marrë parasysh propozimet dhe vërejtjet e komisioneve.

Duke i tërhequr vëmendjen ministrave të tij, Kryeministri Rama u ka kërkuar atyre që të shkojnë të përgatitur në komisionet parlamentare. “Mos shkoni në komisionet parlamentare si Monika në dasmë”, mësohet të jetë shprehur Rama në Grupin Socialist.

PROJEKTLIGJI

Në frymën e këtij diskutimi, deputetët e Komisionit të Sigurisë u ulën me ministrin Lleshi për të shprehur qëndrimet e tyre për propozimet e reja të ministrit. Deputetët e kanë cilësuar të papranueshme përfshirjen e ushtarakëve në radhët e Policisë së Shtetit, e veçanërisht në poste drejtuese të saj.

“Nuk mund të militarizohet Policia e aq me pak t’i hapet rrugë kujtdo që të bëhet drejtor i përgjithshëm apo zv.drejtor. Kjo është e papranueshme. Policia ka kapacitete në reformë dhe që kanë ikur me kërkesë apo kanë fituar gjyqet. Të rikthehen në Polici”, mësohet të jetë shprehur deputeti Pjerin Ndreu. Burime nga mbledhja thanë se diskutimi është zhvilluar me tone të larta mes deputetëve dhe ministrit Lleshi. Mësohet se deputetët socialistë kanë pranuar që në Policinë e Shtetit të përfshihen nga 1-3 për qind të ushtarakëve, por vetëm në ato sektorë për të cilat Akademia e Rendit nuk ka specialitete, siç janë Policia Kufitare, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por jo për ato specialitete që studiohen dhe diplomohen në Akademinë e Rendit.

“Ka sektorë ku mund të tolerojmë, por kurrsesi në Policinë Kriminale, të Rendit dhe Qarkullimit Rrugor. Në Polici mund të hyjë kushdo, por pas trajnimit në Akademinë e Rendit”, mësohet të jetë shprehur deputeti Ndreu. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, mësohet të jetë shprehur se “ky projekt është për të sjellë oficerë ushtrie në Policinë e Shtetit”. Me miratimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, u kërkua që vërejtjet e deputetëve të reflektohen në draftin e ri që pritet të rishikohet nga Ministria e Brendshme.

Artikulli paraprakKërc*ënohet drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi: Me kane thene qe te ….
Artikulli tjetërGruaja shqiptare dhun*on burrin italian per arsye komplet qesharake, por e peson keq(Detaje)