Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë, rreth orës 03:19 të mëngjesit të sotëm në Katania.
Advertisements
Nga lëkundjet e forta janë dëmtuar shumë banesa, ndërsa 10 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një 80-vjeçar.
“Jemi gjallë nga një mrekulli. Muret e shtëpisë janë shembur. Ishim në gjumë në momentin që ra tërmeti. Për fat të mirë, mobiliet na mbronin nga rrënojat”,- shprehen disa nga banorët, pasi kanë dalë nga shtëpitë.
Advertisements
Katania ditët e fundit ka qenë në panik edhe pas shpërthimit të vullkanit Etna të hënën, pasi hiri vullkanik kishte mbuluar banesat, ndërsa sot disa prej tyre u shembën nga tërmeti.