E pabesueshme! Vendi qe me pak pritej mbeshtet liberalizimin e vizave per Kosoven, por ja kush i doli kunder

Dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, në debatin e së hënës të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Advertisements

Ata që kanë folur, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Prishtinës për të votuar të premten, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke përmendur mundësinë për tensione të reja.

Kur është folur për Kosovën është përmendur edhe liberalizimi i vizave. Burimet nga kryeqyteti evropian i kanë thënë KTV-së se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë folur në favor të vendimit pozitiv për vizat.

Advertisements

Spanja, në diskutim, ka kërkuar zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, nëse dhe kur të ndodhë liberalizimi.

Por, kundërshtari kryesor dhe më i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, duke kërkuar më shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit.

Shefat e diplomacisë evropiane janë pajtuar që taksa 100 % e Kosovës ndaj Serbisë duhet të hiqet, sepse nuk i kontribuon dialogut ndërmjet palëve.

Por, ka pasur shtete që e kanë pranuar se Kosova ballafaqohet me vështirësi nga Serbia sa i përket aspektit të tregtisë.

Nga deklaratat zyrtare, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës është më shumë kompetencë e NATO-s, por theksoi se edhe BE-ja kërkon që kjo çështje duhet të jetë vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Artikulli paraprakJa si do ndryshojne temperaturat sot me disa grade
Artikulli tjetërJa si e prene ne “bese” ish ministrin Muka, tregon sms me kryeministrin dhe cfare i tha ai