E pabesueshme! Vajza këndon gjatë operacionit të trurit

Pamje të pabesueshme tregojnë një vajzë adoleshente dukë kënduar ndërsa po i nënshtrohej një operacioni në tru, në mënyrë që mjekët të mbronin talentin e saj muzikor.

Advertisements

Kira Laconetti filloi të kishte vështirësi kur këndonte apo dëgjonte muzikë.

Dhe pas një skaneri të trurit në Washington, u zbulua një masë tumoriale.

Advertisements

Tumori beninj shkaktonte një çrregullim të rrallë të quajtur epilepsi musicogenic.

Gjendja, e cila vlerësohet të prekë një në dhjetë milionë njerëz, sipas Shoqatës së Epilepsisë, shkakton kriza nga tinguj të ndryshëm muzikorë, për të cilat truri i personit ka një tolerancë të ulët. Nuk dihet se çfarë pjesë muzikore shkaktoi krizat e 19-vjeçares.

Dhe kirurgët hoqën tumorin e adoleshentës ndërkohë që ajo po këndonte një nga këngët e saj të preferuara si ‘Island in the Sun’ të Weezer.

Kjo lejoi mjekët të identifikonin dhe shmangin pjesë të trurit që ajo përdor kur këndon.

Gjatë kohës së mjekët hiqnin tumorin, Laconetti qëndroi zgjuar dhe këndoi pjesë të ndryshme muzikore.

Vetëm 48 orë pas operacionit, adoleshentja filloi të këndonte dhe luante në kitarë nga shtrati i saj në spital, duke treguar një përparim të jashtëzakonshëm.

Epilepsi musicogenic është një gjendje e rrallë, me kriza të shkaktuara nga dëgjimi, luajtja në instrumente, nga mendimet madje edhe nga ëndërrimi për muzikën.

Ajo është provokohet nga stimuj të ndryshëm në secilin rast, sipas zhanrit të muzikës, si jazz, muzika klasike apo popullore.

Artikulli paraprakShkencëtarët: Kjo është femra më e bukur në botë (Foto)
Artikulli tjetërFansat ma*akrojne Feron, por e dashura tij lë fansat me gisht në gojë pas ofendimeve