Kryeministri shqiptar, Edi Rama sapo konfirmoi ndryshimet në kabinetin qeveritar.Ai njoftoi se të gjithë ministrat që kanë 5 vite në kabinet do të zëvendësohen me të tjerë.“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve. Do të largohen ministrat që kanë 5 vite në kabinet”, tha Rama.
Advertisements
Emri i parë që ai përmendi për largim nga posti i Ministres ishte Lindita Nikolla, dhe për të njëjtën Rama tha se do të zëvendësohet me zv,ministren aktuale të Arsimit Besa Shahinin, e cila vjen nga Kosova.Më tej Rama konfirmoi largimin nga detyra edhe të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Në këtë post emërohet Anila Denaj.I radhës i shkarkuar ishte Ditmir Bushati, Minister për Evropën dhe Punet e Jashtme i cili zëvendësohet nga Gent Cakaj nga Kosova.