Historia e një nënë të divorcuar dhe me dy fëmijë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti. Zonja, e cila ndodhej në studio, tregoi se si u martua në moshën 14-vjeçare, por bixhozi dhe mashtrimet e shumta e detyruan të divorcohej nga bashkëshorti.
Advertisements
Nëna e dëshpëruar nga Lezha ka kërkuar ndihmë nga ish-burri i saj që t’i japë pensionin ushqimor për fëmijët. Nëna tregon se prej vitesh i ka mbajtur vetë ata, por tashmë e ka të pamundur.
Pas divorcit gjykata i ka lënë fëmijët në kujdestarinë e gruas dhe ka caktuar pensionin ushqimor që ish bashkëshorti duhet të japë. Ky i fundit prej dy vitesh nuk ka shlyer asnjë detyrim . “U martova e re në moshën 14 vjeçare. Kur isha e re nuk e kuptoja rëndësinë e këtij vendimi. Ish-burri më gënjeu, ai ishte mashtrues dhe luante bixhoz, unë nuk e dija këtë fakt. Më hoqi edhe nga shkolla, nuk arrita dot të përfundoja gjimnazin. Kur u bëmë me fëmijë jeta ishte shumë më e vështirë. Ai nuk punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi. Un e kisha të vështirë të jetoja me të pasi filloi edhe të më dhun.onte”, -tha gruaja. Po ashtu gruaja nga Lezha tregon edhe episodet kur dhun.ohej nga ish-bashkëshorti. Po ashtu ajo tha se ish-burri e kishte kërc.ënuar gjatë ndarjes, me jetën e fëmijëve të tyre.
Advertisements
“Ai më rri.hte. Më pas më thoshte; do ndryshoj. Shkuam në Tiranë dhe aty nisa unë të punoj dhe ai po. Ai i linte lekët në lojërat e fatit dhe nuk i kishte paguar qiranë. Unë ika për 6 muaj, por më detyruan familjarët e mi që të kthehesha. Kur ika ai më tha; Unë i pres fëmijët në qafë dhe t’i si merr. Unë i thash se nëse kthehem në shtëpi, do vij për hatër të fëmijëve, por s’do jem më gruaja jote. Mendoj se njeriu është negativ që në lindje dhe nuk mund të ndryshojë. Një ditë kur sapo kisha marrë rrogën, ai mi mori fshehurazi dhe i prishi në lloto. Një ditë dimri, më ka tërhequr zvarrë mes borës”, tha gruaja.
Në një lidhje telefonike ish bashkëshorti pranoi situatën si dhe premtoi përballje, por më pas refuzoi të paraqitej. “Për fëmijët e mi s’është as e madhe as e vogël pagesa që duhet të paguaj. Mundësitë janë të pakta. Nuk ka lidhje, detyrim për fëmijët kam edhe unë edhe ish-bashkëshortja. Nëse do i kisha unë fëmijët nuk do i kërkoja para ish-bashkëshortes”, tha ai.
I pyetur për arsyen pse nuk kontribuon për fëmijët, ai tha se arsyeja kryesore është papunësia. “Arsyeja ka qenë papunësia. Edhe sikur t’i mbaj me kushtet që kam, s’i mbaj dot”, tha ai.
Ndërsa përgjigja që emisioni “Me Zemër të Hapur” mori nga Zyra Përmbarimor Lezhë ishte se ish-bashkëshorti i gruas nuk figuronte i punësuar. Indiferenca e shtetit ka bërë që kjo nënë të mos gjej asnjë zgjidhje edhe pse nën presionin mediatik Përmbarim tha se do të rishikonte çështjen.