Këngëtarja e njohur Fifi në bashkëpunim me reperin Mc Kresha kanë sjellë këtë vit te ‘Kënga Magjike’ një bashkëpunim, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Advertisements
‘Psikopatja jote’ titullohet kënga e cila ka thyer rekord klikimesh në You Tube në vetëm pak ditë nga publikimi. Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendje është pikërisht titulli që dy këngëtarët kanë zgjedhur për projektin e tyre.
Në një intervistë për ‘Mirage’ Fifi ka shpjeguar domethënien e titullit.
Advertisements
“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontrast me vete. Nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse çdo femër e kontrollon burri i saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet për ta kontrolluar se ku po shkon’, ka thënë ajo.