Do ta merrni pushtetin me dh*une? Basha habit me pergjigjen qe jep

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha gjatës fjalës së tij sqaroi zërat e PD do të vij në pushtet nëpërmjet dhu*nës.

Advertisements

Për Bashën qëndrimi i opozitës është kategorik dhe i prerë, PD nuk do të vij kurrë në pushtet nëpërmjet kufomave.

Sipas tij, opozita do jetë në përkrahje të gjithë protestuesve.

Advertisements

“Unë e di se ka prej jush që kërkojnë që Partia Demokratikë të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë. Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide.

Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e çdo kujt që të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin.

Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje.

Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh.

Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi.

Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet.

Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Dua ta them edhe një herë siç e kam thënë me mijëra herë: sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama aq më mirë do jetë për Shqipërinë. Sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë. Me Edi Ramen nuk ka zhvillim, nuk ka mireqenie, nuk ka shtet, nuk ka Shqiperi! Por unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë.Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet:

Duke i rezistuar atij përditë

Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij

Duke protestuar për ditë

Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës

Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit

Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës

Duke iu bashkuar protestës së studentëve

Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve

Duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie

Rama rrëzohet: Duke denoncuar krimet e tij përditë

Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë

Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë”, tha Basha.

Basha-dy-gishtaKryetari i Opozitës, Lulzim Basha gjatës fjalës së tij sqaroi zërat e PD do të vij në pushtet nëpërmjet dhunës.

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij nga Kuvendi i PD-së, ka theksuar se është koha e ndryshimit të madh, për krijimin e një elite të re në drejtimin e vendit.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ju të rinj nga mosha por edhe nga angazhimi politik që na jeni bashkuar në këto ditë të vështira, ku qeverisjen e dikton krimi, arroganca e jo vullneti për hallet dhe shqetësimet, antivlerat drejtojnë. Dua të ndaj respektin dhe mirënjohjen time, për gjithë betejat e muajt e fundit në mbrojtje të lirisë, pronës, jetës, demokracisë, që janë testamenti politik i PD.

basha2

Respekt për protestuesit, e Teatrit, Astirit, studentët. Rinia studentore ka flakur plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë. Koha ka filluar të thërrasë në drejtimin e vendit rinisë dhe duket se ajo do të jetë në lartësinë e kohës. Vendi ka nevojë për një mentalitet të ri politik qasje të re, politikë ndryshe. Politika ka qenë shpesh e keqja, pengesë , ndarje sesa bashkim, mjet në duart e disave për të grabitur e sunduar të tjerët. Sot kemi nevojë për një politikë perëndimore, për veprime të vërteta jo parulla e predikime e fjalë në erë, kjo nuk është e lehtë por as e pamundur.

Duhet një brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë të re të ndryshimit. Fitorja më e madhe është përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re, duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e madh drejt brezit të ri. Hapja e rrugës për këtë ndryshim të madh arrihet përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik e shoqëror të hapur të lirë e demokratik.

Nga kjo tribunë, ju ftoj në këtë mision të madh për të shpëtuar vendin me të vetmen kurë që ka shpëtuar kombet e përparuara, liri, demokraci dhe europianizëm.

Propaganda mizore i ka bindur shqiptarët se nuk është puna e tyre kur qeveria prish banesat, stadiumin apo teatrin, nëse ata që ngrenë zërin burgosen.

Kjo propagandë i ka kthyer shqiptarë kundër njëri tjetrit, se të tjerët janë shpellarë, ngelësa, armiq.

Rama me klikën e tij të kalbur, po i shtyn shqiptarët drejt cinizmit, duke i bindur se të gjithë janë njësoj, se nderi nuk ekziston, se e mira publike ka vdekur, se të gjithë bëjnë pazare, shiten e blihen, dhe shqiptarët nuk kanë pse të besojnë te askush dhe asgjë.

Shqiptarët janë zhveshur kështu nga ndjenja se i përkasin dickaje, nga ndjenja e atdheut, ndaj ndihen si qenie të padobishme, pa kurajë, pa forcë. Shumica nuk besojnë më në asgjë, ka humbur besimin te e ardhmja, ndjenjën e qëllimit, ndaj rrinë të mbërthyer në vend e nuk po lëvizin dot.

Të rikthejmë besimin, kjo është sfida e parë dhe më e madhe, nëse njerëzve nuk u kthehet besimi te aftësia për të vetëqeveisur dhe kontrolluar qeverisjen asgjë nuk mund të ndryshojë, ky mision është sfida e PD.

Detyra e parë për demokratët është që PD të jetë e vërtetë demokratike evropiane. Modernizimi dhe demokratizimi i PD është zhvillim i rëndësishëm për gjithë vendin, partitë janë themeli i demokracisë pa to nuk ka rend demokratik.

Sic janë partitë ashtu është qeverisja e vendit. E vetmja garanci që qeverisja e nesërme të jetë demokratike është që PD të jetë sot demokratike, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë.

E vetmja garanci që qeverisja e nesërme e Partisë Demokratike të jetë demokratike është që vetë PD të jetë sot demokratike.

Ne kemi filluar një ndryshim të thellë të partisë sonë, por duhet te jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë.

E rëndësishme është që hapat tonë të ndryshimit të jenë të matur dhe mbi të gjitha të qendrueshëm.

Pak ditë më parë, ne mbaruam zgjedhjet për drejtuesit e të gjitha strukturave lokale të partisë.

Partia jonë është e para parti në Shqipëri në të cilën të gjithë drejtuesit organizativë janë të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe të lirë me votën e anëtarëve.

Sot Partia Demokratike është e vetmja parti në vend që mban zgjedhje të vërteta.

Është e vetmja parti ku anëtarët kanë pushtetin të zgjedhin.

Është e vetmja parti ku anëtarët zgjedhin drejtuesit e tyre.

Nga rezultatet e zgjedhjeve që sapo mbyllëm, kanë mbetur, natyrshëm, demokratë të pakënaqur.

Kjo është normale, zgjedhje do të thotë dikush fiton e dikush humbet. Razultati shpesh është i ngushtë. Nganjëherë me 2 vota si në Shkodër, apo me 12 si në Vlorë. Në zgjedhjet që ne zhvilluam, ka patur patjetër probleme dhe kritika, të cilat ne do t’i korrigjojmë në të ardhmen.

Por një gjë është e rëndësishme: në Partinë Demokratike bëhen zgjedhje të vërteta. Në Partinë Demokratike anëtarët kanë pushtet të vërtetë.

Zgjedhjet dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në vendim-marrje duhet të fuqizohet. Duhet të bëhen një standard i pakthyeshëm.

Në muajt e ardhshëm, Partia Demokratike do të vendosë një tjetër standard të ri për politikën shqiptare:

Ne do të prezantojmë zgjedhjet primare brenda partisë.

Demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kandidatëve për postet publike, përfshi deputetët dhe kryetarët e bashkive.

Me përmbushjen e këtij standardi, Partia Demokratike do të fuksionojë mbi themele dhe parime tërësisht demokratike.

Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që rrëzon modelin e kryetarokracisë,

që zbon servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj kryetarit si e vetmja rrugë karriere në parti.

Në organizim dhe vendim-marrje, PD do të ketë standart lirinë, hapjen, mundësitë për të gjithë dhe konkurencën e lirë.

Karriera në PD do të varet nga vota e njerëzve, nga shërbimi ndaj njerëzve.

Çdokush do ketë mundësi të bëhet pjesë e PD-së,
të kontribuojë për përmbushjen e misonit të saj,
Çdokush do të ketë rrugën e hapur drejt majave të politikës.

Puna, aftësia dhe vizioni vetjak do të jenë e vetmja gjë që do të përcaktojë sukesin brenda PD,
në konkurencë të ndershme me ata që synojnë të njejtën gjë.

Dua të shfrytëzoj rastin dhe nga kjo Konventë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që besojnë tek liria,
tek kufizimi i pushtetit, tek konkurenca e lirë,
T’i bëj thirrje sidomos rinisë që aspiron vlerat europiane
Të bëhet pjesë e Partisë Demokratike
Të bëhet pjesë e forcës së vetme vërtet demokratike dhe europiane në Shqipëri.

Në të do të keni rrugën e hapur jo vetëm për një karrierë të ndershme dhe të lirë politike

Por mbi të gjitha për t’u bërë pjesë e përpjekjeve për një Shqipëri europiane.

BASHA TREGON SI DO TE PERZGJIDHEN KANDIDATET PER POSTET PUBLIKE

Në Partinë Demorkatike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit.

Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik.

Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike,
të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.

Artikulli paraprak“Termet ne PD”, Basha sul*mon publikisht Berishën: Kr*imi dhe korrupsioni nuk lindën me Ramën në pushtet
Artikulli tjetërI konsideruar si kritiku më i fortë i Bashës largohet nga PD dhe jep deklaraten sh*okuese