Dite zie per Kosoven!! I jepet lamtumira e fundit policit të vr*arë gjatë gra*bitjes

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur të shtunën ditë zie, për të nderuar policin e vr*arë në detyrë, Izet Demaj.

Advertisements

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës. Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Agjenda e ceremonisë komemorative për policin Izet Demaj, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës, sot, më 29.12.2018, Istog-Koshare.

Advertisements

Agjenda:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në va*rrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e ark*ivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varr*imit.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Izet Demaj, i vde*kur mbeti edhe gra*bitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte që*lluar për vde*kje policin Demaj.

Artikulli paraprak‘Ditë shumë problematike për të dashuruarit’ Ja shenjat e horoskopit qe do kene pengesa
Artikulli tjetërDeshiron te jete pjese e “policise”, vogelushi nga Bathorja surprizohet nga policia e shtetit(Foto)