Deklarate e madhe nga Haradinaj! Jep mesazhin e fortë pak çaste para formimit të Ushtrisë së Kosovës: Aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe intergriteti i njeriut

Ramush Haradinaj pak minuta më parë ka bërë betimin e madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Advertisements

“Mirëmëngjes miq,- shkruan Haradinaj në Fb, – edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.

Advertisements

Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”

Artikulli paraprakNATO i jep goditjen më të fortë Ilir Metës, ja cfare i bejne Presidentit(Dokumenti)
Artikulli tjetërMinistri Lleshi ben deklaraten qe nuk pritej, ja çfarë ndryshimi radikal kërkon