Pesë vjet më parë, një tekst u titullua “Ja pse Kosova është kaq e rëndësishme për amerikanët, engjëjt dhe francezët”, është treguar një teori shumë interesante.
Advertisements
Pesë vjet më parë, teksti, “Ja pse Kosova është kaq e rëndësishme për amerikanët, engjëjt dhe francezët”, është treguar një teori shumë interesante për procese të ndryshme që e kanë quar në turbullime Kosovën, shkruan gazeta serbe Novosti, duke vazhduar tutje se e njëjta gjendje është aktuale edhe sot.
Le të shkojmë ngadalë dhe lehtë: Që nga 14 gushti i vitit 2000, kur UNMIK-u, mori nën kontroll “Trepçën” në Kosovë dhe që nga ajo kohë ajo vepron në dy mjedise ligjore si dy subjekte juridike, që nënkupton vërtet një status të vështirë, shkruan Novosti, përcjell Gazeta Insajderi.
Advertisements
Ndërsa një raport i përgatitur nga CIA vlerëson se pse është ky interes kaq i madh për Kosovën, jo vetëm nga serbët por edhe nga vendet tjera të botës, përcjell Insajderi.
Në kuptimin organizativ, kompania është e ndarë etnikisht në Trepçën Veriore dhe Trepçën Jugore. Trepça veriore përbëhet nga minierat dhe flotacioni i Leposaviqit, metalurgjia e Zveçanit, për shkrirjen e plumbit, rafinerinë e plumbit, përpunimin e mbeturinave, transportin e mallrave, ndërsa Trepça Juogre ku drejtohet nga shqiptarët përbëhet nga miniera e Standërgut, Hajvalia, Kishnia, Novobërda, Metalurgjia e Zinkut, Industria Kimike dhe Fabrika e Baterive.
Që nga viti 1995, “Trpeça” ka funksionuar në fabrikën e baterive industriale në Pejë, “Famipa” në Prizren dhe “Fapol” në Podujevë.
Kurse thëngjilli mbetet njëra nga rezervat e Kosovës ku ekspertët amerikanë kanë vlerësuar se vlera e tij është pesëqind miliardë dollarësh dhe ka rezerva edhe 16 shekuj të plotë në Kosovë andaj nuk duhet të habitemi pse kjo Kosova është një territor me një interes shumë të veçantë dhe shumë shtete luftojnë për atë rajon.
Tema e “pasurive magjike” të Kosovës ka filluar për herë të parë rreth dhjetë vjetë më parë. Në kohën kur janë publikuar të dhënat për resurset natyrore që disponon Kosova, si sasi të mëdha të kromit (20 përqind të shumicës së përgjithshme të kromit në botë), nikel, zink magnez, argjend, ari, bismut dhe metale të tjera të rralla vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metale janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë.
Ky vlerësim, pak më vonë, u konfirmua edhe nga CIA nga një raport të përgatitur nga ta, ku standardeve ndërkombëtare Kosova vlen më shumë se Serbia, në vlerë prej pesëqind miliardë dollarësh, ndërsa vetëm Serbia në vlerë prej dyqind miliardë dollarësh.
Ndërsa sipas vlerësimeve të UNMIK-ut sipas një publikimi se çfarë minierash kosovare mund t’i ofrojë kompanive të minierave botërore ku në radhë të parë si burimi më i rëndësishëm, ekspertët kanë vlerësuar se janë zinku dhe plumbi.
Sipas këtyre vlerësimeve, Standërgu, Hajvalia dhe Novobërda kanë në total 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi të mjaftueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj kompleksi “Feronikel” ofron më shumë se rreth 1.7 milionë tonë boksit dhe rreth 14 milionë ton minerale që përmban 1.3 përqind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, magnez në Strezovc 2.8 milion tonë dhe 1/7 milion tonë në Golesh.