Aulona Musta është një nga frekuentueset më të rregullta të palestrës. Duke qenë çdo ditë shumë aktive në rrjetet sociale ajo gjithmonë i këshillon ndjekësit e saj të bëjnë ushtrime fizike.
Advertisements
Por ditën e djeshme diçka nuk ka shkuar mirë dhe si duket moderatorja është indinjuar dhe me anë të një videoje në Instastory ajo shprehet: “Dhe që po thoni ju, unë jam një njeri shumë paqësor, por nëse ka njerëz që dua të rrah sidomos vajzat, më besoni që jam kundra dhunës dhe nuk jam rrahur kurrë me njeri, janë ato vajzat e vogla që tí futesh në palestër dhe i përshëndet, të shohin në sy nuk të flasin.
Si mundet? Si mundet, dhe në përgjithësi janë brezi i ri, janë ato vajzat e vogla. Më falni po si ju kanë edukuar prindërit, thoni mirdita njerëzve, nëse nuk jua thoni jut ë parat, të paktën kur jua thonë, kthejani,”- dëgjohet teksa thotë Aulona. “Çfarë m*t brezi po rritet,”- ka shkruar prezantuesja mbi video.
Advertisements