Çështja “Xhisiela”/ Merret vendimi i madh nga prokuroria, por ja cfare ben Xhisiela

Prokuroria e Krujës ka kërkuar 1 vit bur.gim për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja, ndonëse ai dhe shtetasja Xhisiela Maloku kanë bërë një akt pajtimi te noteri, duke konfirmuar se nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin.

Advertisements

Pavarësisht kësaj, Prokuroria këmbëngul se Rexhep Rraja duhet të dë.nohet për veprën penale të “Përndjekjes”, megjithëse në kushte të tilla, shumë të aku.zuar ia dalin pa u dë.nuar duke u vendosur në shërbim prove. Tashmë, seanca tjetër do të mbahet më 20 dhjetor, ku mbrojtja pritet të japë konkluzionet e saj dhe po në të njëjtën ditë do të jepet edhe vendimi.

Ndaj tij është zhvilluar gjykimi i shkurtuar, çka i ul edhe një të tretën e masës së dë.nimit, që do të shpallet në fund nga Gjykata. Referuar kësaj mase dën.imi të kërkuar nga Prokuroria dhe uljen e mundshme për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe kohën e paraburg.imit, edhe nëse Rexhep Rraja do të shpallet fajtor nga gjykata, ai me shumë gjasa do të lirohet para festave të fundvitit.

Advertisements

Mësohet se edhe gjatë seancës së djeshme ka qenë e pranishme ish-e dashura e tij. Ajo ka ripërsëritur faktin se nuk është dhunuar dhe përndjekur nga Rexhepi dhe se gjithçka e kishte bërë për shkak të xhelozisë ndaj tij. Pasi ka dëgjuar pretencën e Prokurorisë, Gjykata e Krujës i ka lënë një javë kohë mbrojtjes për të përgatitur konkluzionet para se të jepet vendimi përfundimtar.

Gjykata e Krujës ka pranuar një seancë më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Rexhep Rrajës. Çështja do të gjykohet me procedurë të shkurtuar dhe me shumë gjasë, nëse do të shpallet fajtor, djali i deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja, do të përfitojë ulje dën.imi me 1/3. Edhe në seancën e vlerësimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar ishte e pranishme 25-vjeçarja, e cila në këtë proces ka statusin e së dëmtuarës.

Ajo ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj. Edhe me herët, para Policisë e gjykatave ku ka kaluar historia e tyre, vajza nga FushëKruja ka deklaruar se gjithçka e kishte bërë për xhelozi dhe se nuk është dhunu.ar. Në këtë linjë ka qëndruar edhe avokati i 24-vjeçarit të akuzuar. Avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se deno.ncimi nga Xhisiela Maloku është bërë vetëm për motive xhelozie.

Rexhep Rraja u arre.stua më 30 shtator, pasi Gjykata e Krujës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Ar.est me bu.rg” në mungesë nën aku.zën e përndjekjes, si finalizim i një dosjeje që kishte qenë në duart e Prokurorisë prej disa muajsh. Çështja mori përmasa të tjera kur ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu, deno.ncoi në media kërcë.nimet, sipas tij, nga disa eksponentë të PS-së për të mbyllur deno.ncimin e Xhisiela Malokut. Debatet dhe aku.zat për këtë çështje përfshinë edhe politikën.

Për këto akuza, Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë, ndërsa ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Fushë-Krujë, Emiljano Nuhu, pasi u dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke deno.ncuar rastin, kërkoi azil në Zvicër. Pasi në këtë çështje u përfshi edhe politika me akuza të ndërsjella, vetë Xhisiela Maloku kaloi në krahun tjetër duke ndryshuar edhe qëndrimin e saj.

Ajo hoqi dorë nga roli i viktimës së dhu.nuar. Menjëherë në rrethana të paqarta, ajo, nga deno.ncimi si e dhu.nuar nga djali i deputetit socialist, doli në mbrojtje të tij duke i rrëzuar të gjitha deklarimet me akuzat që kishte bërë në Polici kundër Rexhep Rrajës. Pak ditë pas arre.stimit të tij, në shtëpinë e Xhisiela Malokut u hodh lëndë pla.sëse, ku si pasojë e shpë.rthimit nuk pati të lënduar dhe as dëme materiale. Ajo akuzoi opozitën për su.lmin me lëndë pl.asëse, duke theksuar se ka organizuar su.lmin me qëllim që të akuz.ohej indirekt deputeti socialist dhe të afërmit e tij meqë ishin në “konflikt” me 25-vjeçaren.

Artikulli paraprakPasi shqiptari vr*au gruan në sy të 4 fëmijëve ka folur motra e vik*timës: Ja si e paralajmeroi …
Artikulli tjetërDite e madhe per Kosoven! Ja cfare pritet te votohet sot ne Kuvend