Krishtlindjet janë zyrtarisht dita më e njohur e vitit për të propozuar për fejesë apo martesë partneren.
Advertisements
Ndërsa sezoni më i preferuar i martesave vazhdon të jetë në verë, shumica e meshkujve zgjedhin që të ulen në gjunjë për Krishtlindje, duke zëvendësuar ditën e Shën Valentinit.
“ChilliSauce”, një kompani e specializuar në organizimin e eventeve, vëzhgoi 10,000 njerëz përreth Britanisë së Madhe dhe zbuloi se 31% prej tyre menduan se prag Krishtlindjet janë dita më e mirë për të propozuar, duke ndjekur ditën e Shën Valentinit me 22% dhe mbrëmjen e Vitit të Ri me 18%.
Advertisements
Gjithsesi të dhënat ndryshonin mes meshkujve dhe femrave, pasi 33% e meshkujve mendojnë se mënyra më e mirë janë Krishtlindjet, 23% e femrave mendonin se është dita e Shën Valentinit.