Këngëtarja Anjeza Shahini prej kohësh nuk ka sjellë më projekte të reja në muzikë, pasi u largua në Angli, ndërsa është në pritje për t’u bërë nënë.
Advertisements
Megjithatë, këngëtarja vijon të jetë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi Anjeza ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e lindjes.
Përmes një foto ku shfaqen e ëma dhe i ati ajo shkruan për mallin që ka nga mungesa e babait të saj.
Advertisements
“Sot babushi do festonte 65 vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mencur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në cdo hap të jetës tonë,”-përfundon Anjeza në rrjete sociale.