1000 e*stremistë grekë drejt Bularatit per Kaçifen! Cfare pritet te bejne?

Njëmijë e*stremistë grekë priten të vijnë në përkujtimoren e minoritarit grek Kostandinos Kaçifa në Shqipëri këtë të shtunë.

Advertisements

E ashtuquajtura Shoqata e Epirit të Veriut nga Athina dhe Selaniku ka vendosur autobuzë në dispozicion për transportin e qytetarëve grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të v*ekjes së Kostandinos Kaçifës në Bularat të Gjirokastrës. Po ashtu, shumë të tjerë do të nisen me makina private, njoftojnë mediat greke për të 40-t e tij. Kaçifa u v*a nga forcat RENEA në 28 tetor 2018, pasi q*llonte me a*më.

Të paktën 1000 persona, shkruan media greke, duke cituar përfaqësues të Epirit të Veriut, pritet të marrin pjesë në përkujtimin e Kostandinos Kaçifës, që do të zhvillohet në fshatin e tij të lindjes në Bularat, në Shqipëri, të shtunën më 8 dhjetor në orën 11:00.

Advertisements

Disa prej pjesëmarrësve do të arrijnë në Bularat nga pjesë të ndryshme të Greqisë, pasi shoqatat e Epirit kanë vënë autobuzë në dispozicion, përveç atyre që do të nisen me makinat e tyre private.

Në këtë përkujtimore, tha Nikos Kaçikas, Presidenti i Shoqatës “Agios Athanasios”, do të marrin pjesë më pak njerëz sesa në funeral, por sërish interesi në botë është mjaft i lartë.

Nga Athina janë rezervuar deri në 4-5 autobuzë, në varësi të numrit të pjesëmarrësve deri në orët e fundit para nisjes. Autobuzët do të nisen nga Athina për në Bularat, mbrëmjen e së premtes. Kujtojmë se për funeralin e Kaçifës, nga Athina qenë nisur 9 autobuzë.

Po ashtu, një ose dy autobuzë do të nisen nga Selaniku.

Por, mediat greke shkruajnë se mbetet shqetësim se si do të veprohet me 60 grekë, të cilët qeveria shqiptare i ka shpallur “persona non grata” të padëshiruar në territorin e saj. Shumë prej tyre edhe nuk e dinë se janë në listën e Policisë shqiptare dhe rrezikojnë të shkaktojnë tensione në kufi

Artikulli paraprakTaksa, taksa! Buxheti i Tiranës per vitin 2019: Taksa të reja për parkim, pastrim, ndërtesa…
Artikulli tjetërI moren jeten per pune sekondash, kush është 18-vjeçari shqiptar që e ek*ekutua me 2 p*umba pas shpine?