Me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, ditën e djeshme më 28 Nëntor shqiptarët uruan nga çdo cep i botës. Urime për këtë ditë të veçantë për shqiptarët erdhën edhe nga kretë më të lartë të shteteve në botë.
Advertisements
Por përveç urimeve të zakonshme politike, ka pasur edhe të veçanta. Një ndër to është edhe ai i gazetës zviceriane Blick.ch. Stafi i gazetës ka vendosur të urojë në shqip në faqen zyrtare në Facebook.
“Gëzuar Ditëne Flamurit”, shkruan ajo në diçiturën e një fotoje, ku shfaqet një përson i veshur kuq e zi. Ndërsa në brendësi shkruhet në gjuhën gjermane ‘Shqipëria feston sot ditëlindjen e 106-të”.
Advertisements