Advertisements
Pas lajmit të sotëm në Albeu ku shtrohej pyetja drejtuar qeverise për avionët që duhej tashmë te ishin pjesë ë flotës së Air Albania, një dëshmi shokuese vjen nga deputeti i PD-së, Agron Shehaj.
I ftuar në emisionin Zonë ë Lirë ne Tv Klan, Shehaj ka deklaruar që edhe pse ka votuar pro ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ky projekt tashmë ka dështuar pasi pala turke është tërhequr nga investimi.
Advertisements
AI më pas ka shtuar gjithashtu se bashkë me dështimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ka dështuar edhe krijimi i kompanise ajrore, Air Albania, ndërsa avioni i parë “Lasgushi” tashmë është zhdukur.
Sot gjatë ditës, Albeu.com njoftoi se kompania “Air Albania”, e cila ende nuk ka një faqe zyrtare në web ku mund të blesh bileta, nuk ka bërë asnjë njoftim mbi këto linja e reja dhe nuk ka informacion për një avion të dytë në flotën e saj edhe pse aktualisht “Lasgushi” figuron me kodin e Turkish Airlines dhe nuk ka kod unik të vetin.
Në faqen zyrtare të “Tirana Airport” ku pasqyrohen të gjitha kompanitë që fluturojnë nga Shqipëria apo nga shtete të tjera për në Shqipëri, nuk ka asnjë avion të pasqyruar me kodin e Air Albanias.
U tha se kompania do të përfundonte testet për një muaj, por “Migjeni” nuk duket gjëkundi, ndërsa “Lasgushi” po shihet rrallë e më rrallë në qiellin shqiptar, kurse “Imzot Noli” mbetet ende një ëndërr amerikane që “bën vaki edhe nuk del” nëse vijohet me këtë ritëm! /albeu