Sherr për nje qen/ I mori jeten nipit me t*ikë, dënohet autori.

V*au nipin me t*ikë për qenin, 30 vite b*rg për 63-vjeçarin Bujar Kuçi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për ngjarjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës, ku Bujar Kuçi v*au nipin e tij, Mirsad Kuçi.

Advertisements

33-vjeçari, babai i dy fëmijëve, u q*llua disa herë me t*ikë pas një konflikti të ashpër mes tyre. Gjithçka ndodhi në kuzhinën e banesës së Mirsadit, ndërsa konflikti me xhaxhain e tij, që jeton në banesën ngjitur me të, ka nisur për qenin e 33-vjeçarit.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, 63-vjeçari ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dh*nuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. Kuçi nuk ka nguruar ta quajë nipin si jonormal, ndërsa ka treguar se çdo gjë nisi për një qen.

Advertisements

“Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi. Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës.

Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dh*nuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshorten, që sipas tij, ishte dh*nuar nga nipi dhe vëllai.

“Po më dh*nonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një t*ikë në kuzhinë dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku ‘ose ai, ose unë’, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke më ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”, tha Bujar Kuçi.

Sipas të pandehurit, bashkëshortja e tij në momentin kur po ndodhte sherri ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai v*asësi. Ngjarja ndodhi më 23 shtator 2017, rreth orës 15:00, në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakVajza e Manjola Nallbanit perlotet ne emision, çfarë i ndodhi Sindit?
Artikulli tjetërErjona Sulejmani flet per Blerim Xhemajlin dhe zbulon mashkullin ideal: Dua te me godase …(FOTO)