Rrëfimi prekes i legjendës italiane: Jam me kancer, shpresoj që historia ime t’iu shërbejë njerezve te tjere

Legjenda italiane, Xhanluka Vialli, i ka tronditur të gjithë me rrëfimin e tij për “Il Corriere della sera”. Ish-sulmuesi ka folur për betejën e tij me kancerin. Historinë e tij 54-vjeçari e ka botuar dhe në librin e tij të quajtur “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”

Advertisements

“E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan. Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër. E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoja me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit, që të gjejnë rrugën e duhur.

Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon.

Advertisements

Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku, por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja… Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës.

Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote, që nuk hoqa dorë. Cremonese është ekipi im i preferuar, por si fëmijë kam qenë tifoz me Interin. Duke luajtur për Juventusin ishte nder dhe përgjegjës”, u shpreh Viali.

Artikulli paraprakRama ‘ultimatum’ Serbisë dhe ndërkombëtarve: Duam vepra!
Artikulli tjetërFakte te reja mbi ngjarjen qe tr*nditi Bllokun! Zbardhet dëshmia e mikut të Ervin Matës