Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i prerë me Serbinë, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij pro taksës 100% për mallrat serbe, duke theksuar se vendimi është thjesht dhe pastër politik dhe jo ekonomik. Ai i ka kërkuar Serbisë të zbresë me këmbë në tokë, ndërkohe që ndërkombëtareve u ka thënë “të mos na tregojnë shumë përralla”.
Advertisements
Tarifa e vendosur nga qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekonomik, por një reagim i qartë politik. Dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë e të kuptojë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe procese reaksioni negativ sa herë Kosova shfaqet të marrë certifikatë hyrje në një institucion ndërkombëtar. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë”.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë dy qëndrime nga ana e Serbisë ku vjen fjala për bashkëpunim me Shqipërinë dhe me Kosovën, e po ashtu edhe për ndërkombëtaret.
Advertisements
“Na rrokanisën kokën kaloni demarkacionin, se do ju heqim vizat, ndërkohë që Serbia nuk ka viza, por Kosova duhet ta bënte këtë, e bëri dhe tani nuk kuptohet, ose kuptohet, por nuk thuhet, por nuk thuhet që prisni se kemi ca halle se na mërziten ekstremistët këtu e atje, jemi të vegjël për të pasur forcën të ndryshojmë këto gjëra, në ato shtete që kanë dhe gurin dhe arrën por ne jemi gjallë e nuk kemi vdekur akoma. Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë një për Kosovën kjo është e papranueshme, që ndërkohë që Serbia pengon cdo lloj malli të hyjë nga Kosova në Serbi, pretendon të hyjë në Kosovë me dokumente Kosovo Metohia, Metohinë ta mbajnë për vete kjo është republika e Kosovës, kjo nuk diskutohet më. Mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë evropianë, të mos na kërkojnë më shumë se cna mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përdhelin në një formë të papranueshme”- tha ai.