Advertisements
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm në lidhje me protestuesit e Unazës së Re të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.
Sipas Ramës, ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private.
Advertisements
Rama thekson se s’ ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat e shqiptarëve.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.