Prekese! 7-vjeçari i dërgon letër për babain të ndjerë, por merr pergjigjen e cuditshme

Një djalë i vogël 7-vjeçar ka prekur zemrat e të gjithëve me një letër që ka shkuar për babain e tij të ndjerë. Pasi e përfundoi, letrën ia dha postierit dhe i tha: “A mund ta dërgosh në parajsë për ditëlindjen e babait tim”? Teri, mamaja e vogëlushit, tha se po atë ditë erdhi një përgjigje që në fakt nuk e prisnin. Në fakt ishte një përgjigje nga posta, e cila njoftonte se “kishte shmangur yjet dhe objektet hapësinore” për të dorëzuar letrën.

Advertisements

Këtë përgjigje, mamaja e 7-vjeçarit e publikoi në Facebook duke e ndarë me miqtë e saj edhe letrën e të birit për babain. Ajo përshëndeti postën për gjestin që kishte treguar ndaj letrës emocionale të djalit. Veprimi i vogëlushit ngrohu zemra e të gjithëve, por përdoruesit e mediave sociale nuk harruan të përgëzonin edhe postën që bëri të lumtur 7-vjeçarin duke i kthyer përgjigje. Kjo ngjarje ka ndodhur në Britani të Madhe. /tvklan

Artikulli paraprakPasi u shpall ‘non grata’, eurodeputetja qipriote k*rcënon Ramën: Nuk do te ndalem, nuk e harroj cfare bete
Artikulli tjetërAeroplani i Merkelit bën ulje emergjente pas difektit ne ajer