Parakaloi shokun me makinë dhe humbi jeten. Banorët akuzojne: Ja kush e kishte fajin

I shfrenuar në timon, i riu nga Maliqi humb jetën pas rënies së makinës nga ura në lumë.

Advertisements

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu nga Korça ka ndodhur në orët e para të së enjtes në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:45. Pas një parakalimi të gabuar, automjeti i drejtuar nga Gjergji Elmazi doli nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Devoll.

24- vjeçari humbi jetën në vend pak pasi ra në lumë, për shkak të pamundësisë për të dalë nga makina. Në momentin e aksidentit Gjergji Elmazi ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip “Benz” në urën e Maliqit, mbi lumin Devoll. I riu ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi në një rrugë ku mungon ndriçimi dhe siguria.

Advertisements

Pak para se të ndodhte ngjarja, ai ka qenë duke parakaluar një mjet tjetër, të cilin e drejtonte shoku i tij. Por, në parakalim e sipër Elmazi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është rrëzuar në lumë. Mësohet se dy automjetet kanë qenë duke lëvizur mbi urën e Maliqit, ndërkohë që 24- vjeçari ka parakaluar shokun e tij, i cili po lëvizte me një tjetër automjet dhe si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga ura duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll.aksidenti-korce

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, u desh ardhja e polumbarëve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të drejtuesit të mjetit tip “Benz”, me targa AA 527 VK. Për thuajse 1 orë, forca të shumta zjarrfikëse dhe polumbarë kanë kërkuar në ujërat e lumit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 24-vjeçarit që humbi jetën.

“Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit”, bëhet e ditur nga Policia.

Nga hetimet e para dyshohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë në një lokal dhe pasi kanë konsumuar pije alkoolike deri në orët e para të mëngjesit, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi. Nën efektin e alkoolit dhe adrenalinës së shpejtësisë, të rinjtë kanë nisur të bëjnë një garë, duke qenë se edhe rruga bosh në atë orë ua lejonte një gjë të tillë.

Pikërisht mbi urë, 24- vjeçari Elmazi ka parakaluar shokun e tij duke rritur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit. Por aty ka humbur kontrollin dhe makina përfundoi në ujërat e lumit Devoll. Banorët e zonës shprehen se rruga përbën një r*ezik potencial për a*sident, pasi nuk ka barriera mbrojtëse. Sipas tyre, gjatë viteve të fundit në urë kanë ndodhur disa aksidente fatale.

SHOKU I VIKTIMËS

Pak orë pas a*sidentit të rëndë, Policia ka marrë në pyetje mikun e 24-vjeçarit, i cili ishte dhe dëshmitari okular i ngjarjes. Shoku i Gjergji Elmazit ka treguar se ka parë momentin kur makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.

Ai është shprehur se ka tentuar që t’i japë ndihmë shokut të tij, por e ka pasur të pamundur për shkak të thellësisë së lumit. Më pas ai ka njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur. “Pashë momentin kur ra makina. Doja të hyja edhe vetë, por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”, është shprehur i riu, që njëherësh është punonjës i shërbimit zjarrfikës.

Artikulli paraprakShkenda Dubova poston fotot super s*ksi nga banjo
Artikulli tjetërGruaja g*abitet sapo merr lekët nga bankomati, autorja është femër(Foto)