Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Shkodër, ku ka mbetur e p*agosur një vajzë 29-vjeçare.
Advertisements
Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Një kamionçinë ka përplasur një vajzë, teksa kjo e fundit po udhëtonte me biçikletë. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Arlinda Karakaçi, 29 vjeçe. Nga përplasja me kamionçinën, e lënduara ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe në kokë.
Advertisements
Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës, nga ku është mësuar se po merr trajtimin e duhur mjekësor e gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e aksidentit.