Jemi në fund të muajit nëntor, dhe temperaturat kanë filluar të ulen ndjeshëm. Sipas meteorologëve në ditët e mbetura të muajit nëntor, parashikohet që temperaturat të bien nën zero gradë celcius, ndërsa parashikohen edhe reshie dëbore në zonat malore.
Advertisements
Gjatë kësaj periudhe temperaturat janë luhatur nga 4 gradë celsiusi ne zonat malore deri në 20 gradë në zonat qendrore dhe ato bregdetare.
Sipas “Meteoalb” kjo javë do të nisë e ftohtë dhe me reshje shiu, ndërsa mesi i javës do të sjellë një përmbysje të motit. Shiu do të ndalojë ndërsa temperaturat parashikohen të zbresin në minus. Moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë.
Advertisements