Ditëve të para të javës së fundit të nëntorit, një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, që do të kushtëzojë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu, ndërkohë që masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
Advertisements
Mirëpo, nga dita e martë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes masa të ftohta arktike nga veriu i kontinentit, gradualisht do të shtrihen mbi rajon, e pritet që reshjet e shiut t’i shndërrojë në reshje bore, e nga e mërkura edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Nën kushte të një moti dinamik dhe parashikimeve për erëra mesatarisht të fuqishme, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, derisa indeksi i kualitetit të ajrit pritet të zbres në vlera normale dhe të mira.
Advertisements
28.11 – Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë pritet të shndërrohen në borë. Në mbrëmje më ftohtë. Ditën e mërkurë në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
29.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime
30.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme, në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e deri të premten do të zbresin në -7C. Maksimalet nga 10C deri 14C, do të zbresin deri në +2C.
Të hënën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-10m/s, e nga dita e martë nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike, në fillim të javës do të zbres thellë nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale