Ajo njihet si Ava Max, por emri i vërtetë i këngëtares, që ka pushtuar të gjitha top listat botërore është Amanda Koçi.
Advertisements
24-vjeçarja ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por prindërit e saj janë nga Saranda.
Kënga e saj “Sweet but Psycho” aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë në I Tunes në Britaninë e Madhe.
Advertisements
Por kjo këngë është duke u ngjitur me shumë sukses në top listën australiane, kanadeze dhe atë amerikane.
Ajo është pjesë e shtëpisë diskograke Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.