Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia do të bëjë një ankesë zyrtare kundër Prishtinës të hënën për mospërputhje me CEFTA-n.
Advertisements
Po ashtu Bërnabiç pohoi se Serbia do të kërkojë hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedurës paraprake përpara arbitrazhit.
“Ne do të paraqesim një kërkesë për mospërfillje të CEFTA-s gjatë fundjavës dhe të hënën. Do të kërkojmë gjithashtu hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedurës paraprake përpara arbitrazhit”, u shpreh ajo.
Advertisements
Deklarata në fjalë u bë pas një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.