Akuzat e Haxhiajt kundër Berishës, nga urdhri për b*mbardimin e Ambasadës Amerikane, hapja e depove, zhdukja e Remzi Hoxhës deri tek v*asja e Azemit dhe organizimi i grushtit të shtetit në 14 shtator 1998.
Advertisements
Gjashtë muaj pas rikthimit me pranga në duar në Tiranë, Izet Haxhia kallëzon penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha në Prokurorinë e Përgjithshme, për 23 k*ime të rënda, të kryera sipas tij, gjatë pushtetit të parë 1992-1997. Kallëzimi penal vjen si finalizim i një sage akuzash tepër të rënda, që ish-truproja i Sali Berishës ka artikuluar në adresë të këtij të fundit, gjatë viteve 2016, 2017 dhe gjashtëmujorit të parë të 2018.
Kallëzimi që do të shkojë në zyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, bëhet në cilësinë e njeriut më të afërt të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997, për rrjedhojë edhe dëshmitar kyç i disa ngjarjeve, të cilat kanë shënjuar pluralizmin shqiptar. Izet Haxhia është d*nuar me 25 vite b*rg për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas 20 vitesh në arrati, ai u rikthye në Tiranë, ndërsa ndodhet në b*rgun 302 që në fillim të muajit maji të këtij viti.
Advertisements
“Ky kallëzim kryhet në këtë moment, jo për të lehtësuar pozitën time juridike në procesin gjyqësor penal që kam aktualisht, por përkundrazi këmbëngul jo thjesht në procedurë për këtë rast, por për detyrimin të dalë në dritë e vërteta mbi veprimtarinë e një personi, mbi të cilën rëndojnë një sërë k*imesh. E ndjej obligim ndaj vendit dhe popullit tim të ushtroj këtë kallëzim penal kundër dhe për personin që e besova, e respektova deri në vetmohim dhe më në fund pësova edhe zhgënjimin më të madh të jetës. Jam në çastin e duhur të kryej këtë detyrë edhe nëse “zinxhirët” e procedurave nuk e pranojnë këtë kallëzim, përderisa vazhdoj të mbijetoj jam në kohë të them të vërtetën lidhur me k*imet e atij që i vuri zjarrin Shqipërisë”, thuhet në padi.
Akuzat
Në padinë e siguruar nga Shqiptarja.com, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar për të bo*barduar Ambasadën Amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte Berisha në fund të pushtetit të parë. Por, Izeti pretendon se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër. Ish-truproja i Berishës akuzon gjithashtu këtë të fundit në organin qëndron të akuzës për el*minim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për v*asjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Në padi Haxhia pretendon se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të a*mëve si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit. Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe v*asjen e Skënder Gjinushit, të Zabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë. Haxhia thotë se Berisha ka paguar edhe 1,000,000 euro për ta e*iminuar atë në mërgim.
Gati të dëshmojë
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia pohon se është i gatshëm që të dëshmojë, të japë detaje dhe fakte, për të gjitha akuzat e pretenduara prej tij kundër Berishës. “Për të gjitha këto sa më sipër kërkoj, dhe të tjera që në kohën dhe në vendin e duhur do të shtoj, jam gati të jap detaje, prova dhe fakte të pa kontestueshme, për t’u vënë përpara përgjegjësisë penale më në fund arkitekti i vendosjes së k*imit,kaosit, anarkist, korrupsionit dhe shitësit të interesave kombëtare. Me besimin se nuk ka k*im pa ndëshkim. Sali Berisha duhet të dalë para bankës së të a*uzuarve. Kam bindjen se vetëm pas kësaj secili nga ne do të shikonte praktikisht se ligji është i barabartë për të gjithë. Në librin tim, Izet Haxhia përballë Sali Berishës, janë dokumentuar përgjithësisht fakte dhe prova në lidhje me pretendimet e mia, që përfshijnë objektin e këtij kallëzimi penal”, thotë Haxhia.
23 akuzat e Izet Haxhisë kundër Berishës
1) Ngjarjet t*agjike të 2 Prillit 1991
2) V*asjet në shkollën e Bashkuar
3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.
4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.
5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie t*itol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.
6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së t*itolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.
7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.
8) V*asja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.
9) Hapja e depove të a*matim-m*nicioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit.
Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe b*mbardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyejve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.
10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto k*ime, Bashkim Gazidede.
11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë v*asjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me v*asjen në Qafë Luzh, ku mbeti i v*arë Shkëlqim Haklaj.
12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për v*asjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS.
13) Ai ideoi dhe më kërkoi të b*mbardoja Ambasadën Amerikane.
14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të v*asjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit, Shaban Memisë.
15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë s*ajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.
16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjekjet e tij, intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.
17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe e*iminimin e Azem Hajdarit.
18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të r*ezikshme për ndarje kombëtare.
19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.
20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush ?!.
21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerrjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa v*ktima të pafajshme.
22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.
23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e v*asjes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një k*im që kurrë se kam kryer.