Ish ministri: “Rama të fusë kamerat në shtëpinë në Surrel” Per cfare behet fjale?

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ne pergjigje te sugjerimit te analistit Artur Zheji, qe tha se Rama te fuse kamerat ne banesen e tij ne Surrel per te treguar a ka luks apo jo, shkruan sot se me interes per shqiptaret do te ishin disa pergjigje qe kryeministri duhet te jape.

Advertisements

“Pavarësisht se Kryeministri hyn në jetët private të të tjerëve, ne nuk mund ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Kjo jo për respekt ndaj Atij por për respekt ndaj vetes dhe të drejtës kushtetuese për privatësi”- shkruan ai, duke numeruar pyetjet qe presin pergjigje nga Rama.

Postimi i Manjanit

Advertisements

Artur Zheji sugjeron që Kryeministri të fusë kamerat në shtëpinë e tij në Surrel e të tregojë sa luks ka brënda.

Megjithë respektin, nuk jam dakort!

Jeta private e tjetrit është e shenjtë dhe duhet respektuar me çdo çmim.

Pavarësisht se Kryeministri hyn në jetët private të të tjerëve, ne nuk mund ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Kjo jo për respekt ndaj Atij por për respekt ndaj vetes dhe të drejtës kushtetuese për privatësi.

Nga ana tjetër do ishte më e udhës që për barazi para ligjit; për transparencë dhe për të shuar (ose jo) dyshimet, publiku do kishte më shumë interes të informohej për këto çështje:

1. Me ç’leje ndërtimi e ndërtoi shtëpinë në Surrel? Kush e lëshoi atë leje dhe mbi ç’ligj? Kush aplikoi për leje?

2. Si u bë pronar i tokës ku ndërtoi? Me ç’akt?

3. Toka ku ndërtoi ishte truall apo tokë arë?

Ja kaq, do ishte më me interes.

Artikulli paraprakHistoria prekese e Denisit, Rama: shembull qe duhet marre nga te gjithe
Artikulli tjetërShperthen analisti i njohur “Jeni të gjithë të korruptuar” : Rama është i mundshëm, por Basha duhet të ofrojë…