“Emocione të papershkrueshme”, Meta me nxënës që mësojnë shqip në Kroaci

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përshkruar me emocione takimin me nxënës të një shkolle në Zadar, të cilët mësojnë shqip, gjuhën e të parëve.

Advertisements

Kreu i Shtetit ka vizituar zonën e Arbanasit në Kroaci, që u bë vendbanim i shqiptarëve.

Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe Ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, thotë Presidenti.

Advertisements

“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta në “Facebook”.

Artikulli paraprakTradita e cuditshme, mjerë nuset që martohen në këtë zonë (VIDEO)
Artikulli tjetërBerisha nxjerr emrin: Ja e kujt është dr*ga e kapur në Qafë Thanë