100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore kaloi në Shqipërinë e sotme, a thua se vendi ynë nuk ishte prekur kurrë prej saj. Por në fakt nuk është kështu, përkundrazi…
Advertisements
Por cila ishte gjendja në Shqipëri në këtë periudhë? Si u kthye vendi në një fushë-betejë për ushtritë e huaja? Lufta e parë Botërore mbart jo thjesht pjesën e dukshme e të njohur, por edhe kulisat e nëndheshme në dëm të shqiptarëve… Shumë prej tyre janë thënë, të tjera kanë mbetur në hije. Ato simbolizojnë padyshim një ndër periudhat më të koklavitura ku fati i Shqipërisë qëndroi sërisht në fije të perit.
Serbët, malazezët, grekët, bullgarët, italianët, austro-hungarezët e francezët, por jo vetëm, shkelën tokën shqiptare… Çfarë bënin ushtarët vietnameze e ata senegaleze në Korçë? Cili ishte qëndrimi i patriotëve dhe si humbën jetën më se 70 mijë shqiptarë?
Advertisements
Top Channel