Na*ko-bosi famëkeq Joaquin Guzman i njohur si “El Chapo”, ka qenë aq shumë i pasur sa që ka pasur në pronësi kopshtin zoologjik privat, shtëpi në plazh që kapë vlerën e 10 milionë dollarëve dhe udhëtonte në Zvicër për tretmane të veçanta për të l*ftuar plakjen, shkruan Guardian.
Advertisements
Detaje për pasurinë e tij janë prezantuar gjatë procesit gjyqësor, e për këtë ka dëshmuar Miguel Angel Martinez, dikur anëtar i kartelit Sinaloa të “El Chapo”, transmeton Telegrafi.
“Ka pasur plazhe private dhe prona në çdo shtet”, ka deklaruar Martinez i cili pranoi se pas bumit të k*kainës në vitet e ’90-ta ka bërë jetë luksoze.
Advertisements
Ai gjithashtu ka dëshmuar se si karteli i Sinaloas ka k*ntrabanduar shumë tonë k*kainë në SHBA – duke hapur tunele nëntokësore përgjatë vijës kufitare, ku kamionët futeshin pa problem dhe mbusheshin me kanaçe të specave por që në fakt kishin k*kainë. Martinez pranoi se matanë kufirit u vinin miliona dollarë në kesh.
Pjesa më e madhe e këtyre parave përfundonin në Tijuana, ku “El Chapo” i dërgonte me tre aeroplanë privatë që mbusheshin me para. Karteli i ka përdorur shtëpitë për fshehjen e parave, kurse çantat e mbushura me dollarë amerikanë i dërgonin nëpër banka, ku punonjësit e caktuar kishin për mision që dollarët t’i shndërronin në pezos pa e bërë as edhe një pyetje.
Martinez ka zbuluar edhe një detaj interesant – se si Guzman posedonte një shtëpi të bukur në plazhin e Akapulkos, pranë të cilit qëndronte një tren i vogël me të cilin shëtiste nëpër pronë, ku mund të shiheshin kafshë të ndryshme të egra si luanët, tigrat e panterat.
Sipas tij “El Chapo” takohej të njëjtën kohë me katër deri në pesë femra, kurse udhëtimet ishin pika e tij e dobët. Por me kalimin e viteve gjithçka ndryshoi. Një ekip i vr*sësve me p*gesë ishin dërguar në aeroportin e Guadalharit për ta v*arë “El Chapon”, por në vend të tij e kishte pësuar një kardinal.
Avokati mbrojtës i “El Chapo” ka deklaruar se Martinez nuk është dëshmitar kredibil, pasi ka përdorur k*kainën derisa ka punuar për k*rtelin sa që hunda e tij është dëmtuar shumë.
“Është e vërtetë që asokohe kam ko*sumuar çdo ditë nga 4 gramë, por k*kainën nuk e kam prekur tash e 20 vite”, është kundërpërgjigjur Martinez.
Nga viti 1989 deri më 2014 karteli Sinaloa kishte ko*trabanduar hiq më pak se 154.626 kilogramë k*kainë në SHBA, por edhe he*oinë, me*amfetaminë dhe ma*ihuanë në vlerë prej 14 miliardë dollarë.
Kujtojmë se “El Chapo” është a*restuar në vitin 2016 në Meksikë dhe më pas ishte dorëzuar tek autoritetet amerikane, ku edhe është duke u gjykuar për k*ntrabandim të d*ogës. Mbi të rëndojnë edhe vepra tjera p*nale.