Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse deklaratat e tij të bëra sot nga qyteti i Pejës për marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të ndikojnë te miqësia e tij me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Advertisements
Rama është përgjigjur duke thënë se është koha për të treguar disa të vërteta, por këto të vërteta nuk ndikojnë në miqësinë e tij me Vuçiç.
“Sigurisht që është një miqësi e ndërtuar si pjesë e një procesi për të ndërtuar një urë lidhëse mes shqiptarëve e serbisë.
Advertisements
Dhe janë të qarta gjërat, dhe sot është dita për të thënë edhe më fort disa të vërteta, janë të vërtetat e mija, të vërtetat e shqiptarëve, dhe kjo nuk ka lidhje me miqësinë. Nëse miqësia ka një bazë të vërtetë mbetet miqësi edhe nëse thuhen të vërteta që nuk të pëlqejnë. Besoj shumë se serbët dhe shqiptarët nesër do të jenë partnerë, por për të shkuar deri aty duhet të zgjidhet ky problem i së shkuarës dhe Serbia ta njohë përfundimisht Kosovën dhe të çlirohet nga ky makth”, u shpreh Rama në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova.