Makinat e policisë kanë “pushtuar” kryeqytetin.
Advertisements
Në videon e shfaqur nga kryeministri Rama, në pamje të parë, dukej sikur po zhvillohej një megaoperacion por e gjitha ishte për të thënë se Policia e Shtetit është pajisur me një flotë të re mjetesh.
ARDI VELIU: Sot Policisë së Shtetit i jepet një tjetër mbështetje. Policia e Shtetit ka pësuar një transformim të dukshëm, në mentalitet, profesionalizëm e logjistikë cka ka sjellë luftë kundër krimit.
Advertisements
Vitet e fundit Policia e Shtetit ka pësuar një reformim të thellë.
Rinovimi i flotës së policisë me mjete të reja, do ofrojë një shërbim më të shpejtë për publikun.
Flota e re me 134 automjete do përdoren në patrullimin e policisë rrugore. KJo është mundësuar me financim nga shteti për 4 vite.
Ne provuam më herët me fondet buxhetore “Lizing Operacional” e cila na rezultoi një eksperiencë e suksesshme që përmirësoi efektivitetin e policisë, mjetet kanë GPS duke mundësuar kontrollin real e efektiv të vendodhjes së tyre. Këtij projekti i bashkangjitet dhurimi i 30 motocikletave nga OSHEE që do patrullojnë në kryeqytet nga forcat Shqiponja.