Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Peja është pikëtakimi i mbledhjes së dy qeverive që në total është e pesta mes tyre.
Advertisements
Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15, në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve.
Me pas, në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.
Advertisements
Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. Pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë, raporton Express.
Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.
Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare