Bllokohen mbi 20 mijë euro false, pranga 37 vjeçarit(Emri)

Policia ka sekuestruar mbi 20 mije euro qe dyshohen te falsifikuara dhe ka vene ne pranga nje shtetas 37-vjecar nga Kavaja.

Advertisements

A*restimi i tij eshte bere gjate kontrollit ne mjetin me te cilin po levizte, se bashku me sasine e valures, prerje 500-e.

Njoftimi i policise

Advertisements

Operacion policor i koduar “500” nga
Seksioni për K*imin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ar*estohet një 37-vjeçar për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular.

Seksioni për K*imin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, a*restuan në flagrancë shtetasin:

G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakE fr*kshme! Gjarpri kafshon te zotin dhe nuk e leshon(Video)
Artikulli tjetër“Kush e merr një grua pa gishta”, Vasili kundër Veliajt: TURP KJO QE THE!