Artur Zheji tregon historine e pabesueshme: Mora Ramen e cova te nje shoqe dhe …

Kryeministri Edi Rama u ka shpallur “l*ftë” analistëve të njohur si Ylli Rakipi, Artur Zheji, Andi Bushati apo Çim Peka duke i ka cilësuar si “gjobaxhinj” dhe “Kadrinj” të cilët për hir të interesave të veta godasin qeverinë, ndërsa dhe këta të fundit nuk kanë lënë pa i kthyer përgjigje.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme Zheji, i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt ka treguar një histori të rrallë, kur ka qenë bashkë me Ramën.

Zheji është shprehur se e ka marrë Ramën në biçikletë dhe kanë shkuar te një shoqe, ku kanë pirë verë dhe kanë bërë shumë gallatë por vetëm kaq, siç ka thënë ai sepse ishte mesi i ditës.

Advertisements

“E di ti që e kam marrë me biçikletë unë atë shokun që kemi kryeministër sot? Kishim shkuar një herë te një shoqe e atij, kishim pirë pak verë.

E çova unë. I thashë duhet të shkosh patjetër se je shumë interesant dhe do e takosh atë. E cova, babi i asaj gocës ishte në gjumë se kishte baçe. Na e hapi motra e saj e vogël derën, hymë dhe bëmë një gallatë të paparë. Nuk bëmë gjëra të tjera se ishte mesi i ditës”, ka thënë analisti Artur Zheji.

Artikulli paraprakEmisioni “Gjurmë shqiptare”, sjell pamjet e Shqiperise pas L*ftes se Pare Boterore
Artikulli tjetërNisma fantastike qe marrin keta te rinje shqiptare per njerezit ne nevoje: “Nese ke ftohte merre kete”