Ditën e sotme para Parlamentit janë para forca të shumta të policisë, madje nga fotot e publikuara shihet se në zona të caktuara janë vendosur edhe Forcat Speciale.
Advertisements
Kjo masë e shtuar sigurie, është vendosur pas paralajmërimit të banorëve të Unazës së Re, për një organizim proteste para institucionit të Parlamentit.
Kujtojmë se në disa raste banorët e “Astirit” kanë përdorur edhe dorcën kundër uniformave blu dhe për këtë arsye forcat policore janë mbështetur edhe nga FNSH.
Advertisements
Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta. /albeu